Homepage Provvisoria Albanese

Sito ufficiale delle Parrocchie di Ghiffa e dell'Oratorio Nuova Realtà

Albanian language

gjuha shqipe

 

Faqja zyrtare e Famullive Ghiffa dhe Oratorio Nuova realtà

Dioqeza e Novarës

Kisha Katolike romake.

 

1) Ghiffa

Ghiffa është një komunë e Provincës së Verbano-Cusio-Ossola, në rajonin Piemonte, në krahun perëndimor të liqenit Maggiore dhe afër me Verbania.

 

2) Famullitë e Ghiffa-s

Në Ghiffa janë shumë kisha (dhe kapele), ku 3 janë kryesore (famullitare): Shën Maurizio della Costa, Kryqi i Shenjtë, Shën Lorenzo në Cargiago.

 

3) Mali i Shenjtë “Trinia e Shenjtë” e Ghiffa-s.

Në territorin tonë lind edhe Mali i Shenjtë i Ghiffa-s, pasuri e UNESCO-s nga 2003-shi, nga i cili është e mundur të shikohet e bukurive natyrore dhe panorama e liqenit Maggiore dhe lutja. Vendndodhja është tërheqëse edhe për celebrimin e martesave.

 

4) Manastiri i bekuar“Trinia e Shenjtë” e Ghiffa-s

Famullia jonë ka fatin të mirëpresë në territorin e saj edhe një manastir në të cilin jeton, lutet dhe punon një bashkësi me rreth 50 murgesha, sipas Urdhërit Shën Benedetto dhe karizmës së veçantë të adhurimit eukaristik të përjetshëm që prej 100 vitesh vazhdon i pandërprerë!

 

5) Mikpritja e grupeve dhe individëve

Jemi të lumtur që t’ju mirëpresim në territorin tonë, për një pushim apo për një periudhë të zgjatur.

Nuk kemi ndërtesa të veçanta por vëmë me kënaqësi në gatishmëri aq sa kemi...

Kemi një kuzhinë, shërbime higjenike dhe një dush, disa salla ku mund të konsumohen vaktet, një sallë tjetër më e vogël për shoqëruesit. Për më tepër kemi zona të mbrojtura nga trafiku i automjeteve, një fushë të vogël beach-volley, një gazebo dhe disa kisha. E gjitha vetëm pak metra nga liqeni Maggiore! Pra është e mundur notimi apo admirimi i peisazhit. Në zonat afër është e mundur organizimi i ekskursioneve dhe, veçanërisht në Malin e Shenjtë të Trinisë së Shenjtë të Ghiffa-s mund të kaloni ditë qetësie she lutjeje! Mund t’ju vëmë në lidhje me institucionet e tjera të territorit, për të shfrytëzuar ndërtesat afër.

Cmimi: ofertë e lirë.

 

6) Veprimtaria e Caritas “Nuk je vetëm”

Caritas është një grup personash i Famullisë që ndihmon famullitarin në promovimin e bamirësisë në komunitetin e krishterë, duke gjetur situata varfërie dhe nevoje dhe duke u munduar t’i zgjidhe ato, në bashkëpunim me institucione të tjera.

Bamirësia jonë mbijeton falë dhurimeve, bujarisë së vullnetarisë, përkujdesjes së raporteve të atyre që “trokasin në derën tonë”.

Zakonisht na gjen të shtunen e parë, të mërkuren e tretë dhe të shtunen e katërt të çdo muaji, në fraksioni San Maurizio, por për orarin e sigurtë shiko tabelen e lajmërimeve (ngjyrë vjollcë).

Mund edhe të kontaktosh Caritas-in e Dioqezës së Novarës (Caitas dioqezane) duke klikuar këtu.

 

7) Mund të kontaktosh famullitë

Me Email:

info@parrocchiaghiffa.org

[në çdo gjuhë!]

Duke telefonuar në:

+39 0323 59189 (telefon fiks, shtëpia famullitare) [në italisht dhe portugalisht]

+39 340 2488893 (celulari i një bashkë punë tori) [edhe WhatsApp]

[në italisht, anglisht, frengjisht dhe për të marrë kontakte të tjerë me të cilët të flisni në gjuhë të tjera]

 

8) Orari i meshave dhe aktivitetet/ndërmarrjet

Në faqen e lajmërimeve, gjithmonë e rifreskuar, do gjesh oraret e celebrimeve dhe aktiviteteve tona.

Dokumenti më i rëndësishëm është “Kalendari famullitar”, në të cilin gjen të shkruar:

Në të zezë Meshat e Shenjta (Celebrim eukaristik), oraret e vendet (shiko harten).

Në të kuqe martesat

Në të kaltër pagëzimet (jo gjithmonë celebrohet mesha)

Në jeshile ngjarjet e festave

Në vjollcë ngjarjet e tjera

 

9) Lista e Grupeve dhe aktiviteteve/ndërmarrjeve

Aktiviteti i Caritas

Celebrim martesash

Katekizëm

Grup biblik

Grup të rinjësh

Grup i shkollave të para-mesme

Grup i shkollave fillore (lojëra)

Grupi Chierichetti

Grupi i të moshuarve “Të gjendemi bashkë”

Udhëtime dhe propozime

Aktivitet veror, Grup Teatri, Gazeta e famullisë dhe Kori.

 

10) Galeria foto dhe video

Një galeri fotosh dhe videosh ndodhet këtu.

 

11) Sugjerime për sitin internet

Për të kontaktuar atë që ka bërë këtë faqe, pë komente, senjalizim gabimesh, këshilla mbi çfarë mungon apo tjetër: webmaster@parrocchiaghiffa.org

 

 

 

 

Thanks to Ermando for the translation!

Grazie a Ermando per la traduzione!

Mund të kontaktosh famullitë

 

 

Me Email:

info@parrocchiaghiffa.org

[në çdo gjuhë!]

Duke telefonuar në:

+39 0323 59189 (telefon fiks, shtëpia famullitare) [në italisht dhe portugalisht]

+39 340 2488893 (celulari i një bashkë punë tori) [edhe WhatsApp]

[në italisht, anglisht, frengjisht dhe për të marrë kontakte të tjerë me të cilët të flisni në gjuhë të tjera]

 

sito online dall'inizio dell'anno liturgico 2013-2014: pubblicato il 3 dicembre 2013, memoria di San Francesco Saverio, patrono delle missioni